Ti.

Nuk e di, por me ty më pëlqen të endem diku larg, nëpër rërë të pashkelur, bregut të detit, të mos ndiej asnjë zhurmë, vetëm melodinë e fjalëve tua që përplaset lehtë në dallgët e qeta, e të mos shoh asgjë, vetëm perëndimin e diellit në sytë e tu. Nuk i ndiej më stuhitë e pafundme brenda meje, e rrugëve …

Do të të nis një letër!

Do ta stolis me lule, do të flas thjeshtë e me fjalë që të lënë gjurmë në shpirt, do të të shkruaj për kohën që më zë në mendime e si mendimet e mia më vishen veç me ty. Do të të shkruaj një letër. Për mëngjeset plot diell, për pranverën që shndrin si kurorë e artë mbi pemë, për …

Ti mi zbukuron mendimet!

Është një nga ato momentet e ditës kur dua të shkëputem nga koha dhe të rri veç me veten, e të mundem të të mendoj veç ty, të rendis varg fjalët e tua që tingëllojnë si melodia më e ëmbël e dëgjuar nga një piano në fundin e një dite të gjatë e të lodhshme, e në mendjen time të …

Nuk dua të jem ndryshe!

I kam dëgjuar me qindra herë fjalët e tua që nga jashtë duken bosh por në thellësi vrasin tepër, të gërryejnë dhe të lënë një boshllëk që arnohet me vështirësi sa herë më duhet të marr frymë e ti them vetes, që vetëm i imi nuk ishte faji! Ka momente që si për inat më marrin mendjen e nuk dorëzohen …

Paske ikur!

Ja kam shtruar dhimbjes duart dhe e lashë të më thyente deri në palcë, për ta ndjerë të gjithën sot, që nesër të mos kishte më thërrime të sajat që të vrasin e të falin hidhërim që veç ti mundesh ta shuash. Ja kam falur fjalët heshtjes që ka kohë që kumbon në veshët e mi si tingull i njē …

Të jem pa ty!

E mbaj veten për të fortë, por në heshtje jam jo më shumë se një njeri, që ka nevojë të përhumbet në mendime që mezi gjen rrugë për tu kthyer, jam njësoj me ty, që në errësirë kërkon të dorëzosh veten në lotë e supet ti mbështesësh si dëshirë për të hedhur diku peshën e tyre të rëndë. Unë jam …

Eja.

Kishte kohë që si lija rrezet të më preknin kaq gjatë e të më ngrohnin kaq bukur. Kisha kohë që se kisha lënë shpirtin të endej i dehur nëpër kopshtet e mbushura plot diell. Sot dielli duket i bukur shumë, e qiellit sytë nuk po mundem tia heq dot, e ashtu në mendje pikturova një perëndim të gjatë me ty. …

E meritonim lumturinë!

Ka kaluar kohë shumë dhe ato pak fjalë tuat që i mbaj mend tingëllojnë si zhurma e një kasete të vjetër regjistrimi. Ka kaluar kohë e shikimeve tua u është zbehur imazhi në vegimet e mia. Nuk ka më “mirupafshim” me gjysëm dëshire, nuk ka më biseda të pafundme e shikime pa fjalë të gjata. Sot isha vetëm unë, me …

Nuk jemi të huaj!

Diku të kam parë, tek ecje rrugëve të gjata zhytur në mendime, e me duar në xhepa kërkoje me sy plot lutje pikëmbërritje ku më në fund të pushoje shpirtin e trupin ta lije të prekte qetësinë. Nuk jemi të huaj. Të njoh mirë. Edhe kur sytë mi fsheh, e më shmang një shikim të gjatë. Të njoh mirë dhe …

Në Dhjetorin e Dëshirave!

Ka rënë errësirë dhe yjet i janë fshehur qiellit, vendin e tyre e kanë zënë re të fryra, të mërzitshme! Prita shumë ti shihja dhe një herë. Ndoshta gjeja ndonjë buzëqeshje tënden, ndoshta kishe harruar ndonjë mes gjithçkaje që more kur ike pa fjalë! Ke tërhequr zvarrë fjalë që mezi ja shpreh vetes, fjalë që vështirë thuhen dy herë! E …