Nuk ti ruaj më kujtimet, as mendimet, pikëpyetjet që i lë çdo ditë, çdo natë, çdo moment! Nuk i ngjaj më as asaj që dikur të lashë të kuptoje që isha, nuk i ngjaj më naives vetes sime.
Ndihem e zvarritur në këto kujtime që lamtumirën mezor ma shkëpusin nga klithjet e mia të pazhurmshme. Ndihem e dobët para fjalëve tua, boshe, që trazuan botën time të mbushur plot ëndrra. Ndihem e dobët të të mendoj dhe njëherë si të përfytyrova.
Ndihem e dobët përpara zemrës sime që su lodh asnjëherë duke të strehuar në ngrohtësinë e saj.
Sot të pashë sërish, nuk munda të bërtas as një fjalë edhe njëherë kur zemërimi ulëriste dhe me dhimbje hodha pas atë shikim. Ti e di, nuk jam aq e hapur…Zgjodha të largohem sërish e me vete të marr dhe njëherë mbi supe heshtjen tënde që rëndon si një parmendë dhe shpirtin ma mbyt duke më lënë njëmijë fjalë të pathëna e njëmijë faje mbi vete.
Dhe njëherë heshta dhe mendimet i mbyta me fjalët e tua të pafunda por të rrejshme, me fjalët e tua që vetëm era ti merr e ti hedh në thellësi detesh për të mi sjellur si këmbana që më rëndojnë netët.
Heshta dhe u ndieva e dobët përpara atij shikimi, edhe njëherë më shumë e stepur të të ndjek në hapa pa destinacion tuat, ndieva lodhjen në durimin tim të të tregoj mirësinë që sdoje ta njihje asnjëherë.
Nuk dua më të ti ruaj kujtimet, as mendimet dhe pikat që s’guxove asnjëherë të vendosje në dëshirat e tua, nuk dua më të më numërosh ditët e të më jetosh sekondat e mia, e frymën të ma mbazh pezull në ato fragmente ku vegimi yt më fanitet para syve. Dua veten ta liroj nga ty.
Veç kohën a ma kthen?