Dua Ty, që lutesh të më gjesh!

1 minutes, 27 seconds

Edhe atëherë kur durimi të është veshur si aksesori më i bukur i përditshmërisë tënde dhe zor se të shkitet, dua të lutesh të më gjesh. Edhe atëherë kur thua që qenka e pamundur për të më arritur, lutu me zemër të më afrohesh e të bëhemi bashkë.  Mos mendo që je unik, ka dhe si ty, që lutet për ty, ashtu siç lutesh ti të gjesh dikënd si unë…

Unë dua atë që më mbush zbrazëtirat e zemrës, që më bën diell edhe atëherë kur shiu ulet këmbëkryq në qiell, dua atë që më fal lot gëzimi, atë që më bën të harroj vetminë…

Dua ty të jesh ajo çfarë unë për veten smunda të isha, të më lexosh mendjen kur unë nuk mund të flas, të më veshësh sytë me lumturi shpirti kur unë të buzëqesh.

Dua Ty, që prêt të zbukurosh jetën me një si Unë.

Një që ka besim fort, një që shpreson fort, një që dashuron fort, të mirën, të shtrenjtën, një që fal gjithmonë, një me zemër sa imja mbushur plot ndjenjë, një që ëndërron dhe shemb çdo gjë për ti bërë jetët plot diell.

Dua atë që po më kërkon me kohë dhe po përpiqem pranë vetes ta sjell, të shijojmë bukuritë e natyrës që na falen çdo mëngjes, çdo mbrëmje.

Dua atë që mezi pret të më kapë dorën, të më tërheqë fort pas vetes me dashuri, si magnet, dua atë që të më shtyjë të jem diellore si përherë zgjedh të jem vetë.

There are 0 comments .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *