Nuk merr shumë kohë momenti kur zemra gjen rrugë drejt një tjetre, pa e njohur ti beson dhe me sy mbyllur, nëpër errësirë sheh një dritë dhe duart zgjaten pa droje në kërkim të dy tjerave, e aty shpirti gjen prehje, gjen gëzim, gjen veten.
Falë teje mësova të besoj edhe pse kudo bënte errësirë dhe ftohtë.
Kishte kaluar kohë dhe ëndrrat ishin zhytur nëpër dhoma me dyer të mbyllura fort, kishin kaluar muaj e vite dhe ndjenjat kishin fjetur një gjumë të thellë e të gjatë, kishte kaluar kohë shumë dhe unë kisha harruar të vishja një buzëqeshje të qetë, kisha harruar të mendoja për lule, për rreze të hershme dielli e për male plot ajër të ftohtë e të pastër.
Eja dhe mos ik.
Mos i beso kohës tinëzare që të vjedh dëshirën dhe të vërtetën e ndjenjës, lërmë mua të jem mikja jote e pakohë, e bashkë të krijojmë një kohë tonën që veç shpirtra si imi e joti dinë ti falin më të mirën, dinē ti falin magji. Ne diktohemi nga dashuria, nga sytë që shohin me të njëjtin ngjyrë, nga rrugët e njëjta që zgjedhim të shkelim, nga lulet që prekim, nga rrezet që fotografojmë kur jemi bashkë e nga ëndrrat që lexohen nëpër sytē tanë.
Ti ke qënë gjithmonë një hap afër meje, duke më falur lumturi si tani që jemi bashkë, ti ke qënë aty për mua.
Ndaj më lër dhe mua të jem kudo dhe kurdo për ty, për ne.