Eja.

1 minutes, 18 seconds

Kishte kohë që si lija rrezet të më preknin kaq gjatë e të më ngrohnin kaq bukur. Kisha kohë që se kisha lënë shpirtin të endej i dehur nëpër kopshtet e mbushura plot diell.

Sot dielli duket i bukur shumë, e qiellit sytë nuk po mundem tia heq dot, e ashtu në mendje pikturova një perëndim të gjatë me ty.

Kishte kohë që se kisha menduar një ikje pa një mbërritje me ty sot.

Nën muzgun e ditëve të zhurmshme, ndaloje kohën për pak e pranë më eja. Si numëroj dot më minutat nëse dhe pak koha kalon pa ty, nuk e di më as se si do jetë shija e kafesë nëse nuk e ndaj me ty.

Sot le ti lëmë të gjitha mënjanë, fjalët boshe, botën e hijet e saj, sot nuk ka kohë që të rendim pas pikëpyetjeve të pafundme. E kam zhytur thellë mendjen vetëm në momente lumturie, nuk di më të kthehem pas e të mos shoh fytyrën tënde e ti që më fal një buzëqeshje.

Eja, të ikim diku larg!

Le të mos merremi me premtime të gjata, le të mos shohim pas për një moment, le të mos mendojmë të nesërmen.

E nëse nuk më gjen dot më kërko brenda zemrës, do ta gjejë ajo rrugën për te unë.

Ti veç duaj të vish!

Sot nuk mundem ti rezistoj më këtij dielli, ndaj eja. Po të pres!

There are 0 comments .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *