Stina ime.

1 minutes, 22 seconds

Nuk reshta së kërkuari dhe sot.

Unë nuk ja fal vetes gabimet, por me ty është ndryshe. Ty nuk të mbaj dot mëri, nuk të rri dot larg, e fjalët nuk ti hesht dot në kokën time. E nëse dhe ty të  kalon nëpër mend ndonjë fjalë imja, mos e lër të ikë, mundesh të bëhesh zot i saj, të përket ty.

Më shumë se dje, sot frymon çdo kujtim, çdo bisedë, çdo shikim, çdo prekje duarsh e çdo vallëzim. Sot çdo melodi më ngjan me zërin tënd, e çdo njeri më kujton hapin tënd, por asnjë nuk është si ty, ti nuk je si asnjë.

Më shumë se asnjëherë sot e lashë veten të lirë, për të ardhur dhe njëherë te ty, tashmë e di, me ty ndihem shtëpi.

Ti je stina ime.

A të merr malli ti hapësh sytë në mëngjes e bashkë me diellin të më shohësh dhe mua?

Sa të rëndojnë 1000 fjalë që të zhurmojnë mendimet, e të vrasin shpirtin?

Unë e di, ti sërish sheh dritë në mes gjithë asaj errësire. Unë e di, nën mëngë ti fsheh trëndafila, edhe pse nëpër baltë vallëzon notat e një pianoje të braktisur përmes dritës të hënës.

Unë nuk mundem të të mbaj inat ty. Ska se si. Nuk di ta mbyll zemrën ndaj një zemre të bukur si ti.

Edhe stinën time të preferuar ta fal ty.

Të gjithën!

Ti je çdo stinë e imja.

There are 0 comments .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *