Pranverë më është bërë shpirti.

1 minutes, 18 seconds

Si është të zgjohesh në mëngjes e të shohësh diellin me sy plot mbushur në ëndrra nga netët pa gjumë? A të merr malli akoma pa i hapur sytë, a të kujtohen dhe ty të qeshurat pafund edhe pse rrugët zienin nga heshtja?

Po bëhet gjatë e veç pranverë shoh edhe pse dielli ngroh ditë të ftohta dimri, pranverë ndiej dhe lulet i kam mbjellur nëpër damarë e aromë lavand lëshojnë në dehje.

Ti ma ke bërë pranverë shpirtin.

Më ke marrë fjalët më të bukura, ato që ja falja veç vetes, më ke marrë ngjyrën më të bukur të syve, shikimin më të ngrohtë, përqafimin më të gjatë, të dielat e ditët plot diell, e unë të dhashë pak nga pak shpirt e lule pafund fshehur në të.

Nuk do të mbetesh më asnjëherë vetëm, as kur vetëm je me veten, do të të vesh mendimet e tua me rreshta plot ndjenjë të miat, do të pikturoj në fytyrën tënde telajo lumturie sa herë të më kujtosh buzëqeshjen, do të të mbush shpirtin sa herë të më përmendësh emrin.

Me ty jam kudo e kurdo, në çdo hap tëndin, në çdo zgjim mëngjesi, në çdo ditë të re, në çdo agim e perëndim të gjatë, me ty jam sot, e dua të jem gjatë në kohë.

U bë gjatë që veç aromë lavandul më ndien shpirti, e stinë tjetër nuk njeh përveç pranverës.

There are 0 comments .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *